Komisioni Evropian e shprehu shqetësimin e tij se disa nga ndryshimet të cilat u bënë në Kodin Penal bartin rrezik të uljes së mosndëshkimit, u përgjigj ambasadori evropian Dejvid Gir në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.
“Mendoj se kjo pyetje tashmë ka marrë përgjigje nga ana përfaqësuesve nga Brukseli”, theksoi Giri dhe shtoi se Komisioni Evropian para disa ditëve tashmë ka bërë disa vërejtje lidhur me këtë çështje.
Siç ka theksuar, Komisioni Evropian sërish ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e flamurit evropian, që të mundet të mbrohet miratimi i ndonjë ligji.
“Komisioni Evropian përkujtoi në rëndësinë e sundimit të së drejtës në vetë vendin, që ka të bëjë në vetë parimin e mosndëshkimit, në fakt veprat penale që lidhen me atë duhet të adresohen në mënyrën e duhur”, theksoi Giri.