LajmeRajon

Osmani takohet me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota.

Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përforcimit të rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse në tërë botën.

“Në New York, së bashku me koleget gra udhëheqëse nga e gjithë bota, iu bashkova kremtimit të 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë. Një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar praktikat më të mira për fuqizimin dhe përforcimin e rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse politike në mbarë botën”, ka thënë Osmani.


Liderët nga Ballkani Perëndimor mblidhentë martën në New York

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të martën do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim tradicional në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Borrelli është planifikuar të marrë pjesë në disa ngjarje shumëpalëshe të nivelit të lartë në New York, si dhe në takime dypalëshe.

Krydiplomati evropian dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet ta përfaqësojnë Bashkimin Evropian në një takim trepalësh me Bashkimin Afrikan dhe më pas do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka mbërritur dje në New York.


Osmani takon shoqatat e komunitetit në New York

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani pati një takim me shoqatat e komunitetit shqiptar në New York, takim ky që u organizua nga kryetri i këshillit për diasporën Mark Gjonaj.

Korrespodenti i RTV21 në SHBA, Halil Mula raporton se takimi u organizua në Konsullaten e Përgjithshme të Kosovës në NY.

Ai tha se ishte një takim i mirorganizuar ku Presidentja Osmani bashkëbisedoi dhe ju përgjigj shumë pyetjeve të përfaqësuesve të shoqatave.

Show More

Related Articles

Back to top button