Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Mahmuti, ka thënë se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë.
Mahmuti njoftoi se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshminë do ta fillojë më 20 shtator.
NJOFTIM
Të dashur miq,
Me kërkesë të avokatëve të z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023.
Ju njoftoj se gjatë qëndrimit tim në Hagë (deri më 23 shtator), do të shmang komunikimin me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Bardhyli