Policia greke ka bërë me dije se janë arrestuar dy shtetas turq pasi akuzohen për spiunazh. Sipas mediave greke ata kishin ngritur një dron në Poros, pranë stacionit detar dhe po monitoronin një zonë ushtarake.
Sipas asaj që është bërë e ditur, dy të arrestuarit kishin “ngritur” të shtunën një dron në Poros pranë stacionit detar të Marinës.
Pas një mobilizimi nga autoritetet greke dy personat janë lokalizuar dhe janë arrestuar.