“Me Kanun shtëpia është e mikut dhe Zotit”. Kështu e komentoi paraqitjen e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit në TV21 Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.
U shpreh i gatshëm se do të jetë i gatshëm të hapë shtëpinë e tij për të qëndruar sa më afër publikut, ndërkaq i gatshëm u tregua edhe për realizimin e idesë së Ahmetit për bashkimin e spektrit politik shqiptar.
Refuzon përfshirjen e partive maqedonase, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
“Është legjitime të shpreh mendimet e veta dhe siç është legjitime të shpreh mendimin edhe unë si eksponent i ASH, i cili është më konzervativ edhe në këto hapa. Nuk do të mendoja se është ide e mirë që të hynim ne koalicion me parti maqedonase, kështu kam thënë edhe më parë sepse mendoj se shqiptarët duhet të hynë si të tillë në Qeveri… Kjo ngjan si në periudhën e ish Jugosllavisë, kur ne ishim vetëm si figurë, si emër dhe mbiemër. Tani tendenca është të rikthehet ky imazh i shqiptarëve. Ideja e koalicionimit të gjithë spektrit politik shqiptar, në një listë zgjedhore, sado që duket utopike ja po e marr për të mirëqenë. Ziadin Sela është shumë i vogël që t’i thotë jo kësaj ideje madhore, kjo vlen edhe për ASH-në. Do të thotë për bashkimin e gjithë spektrit politik shqiptarë…”, tha Sela./TV21