Skuadra e Gostivarit vazhdon që të forcojë ekipin e parë. Klubi shpreson të zërë vendin e Renovës në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedonisë, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim në këtë drejtim. Mirëpo kjo nuk e ndal skadrën e Gostivarit për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.
I fundit që është prezantuar është Vildan Kerimi, i cili vjen te Gostivari, pas një sezoni që kaloi në radhët e Vardarit. Anësori i majtë është 27 vjeç dhe mund të kryejë detyrat sulmuese në mesfushë dhe pritet të jetë një përforcim serioz për Gostivarin.
Kerim, sezonin e kaluar zhvilloi 22 ndeshje te Vardari, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dhjetë asiste. Më herët në karrierën e tij, Vildan Kerim ka luajtur për Drenicën në Kosovë, skuadrën e Skopjes, si dhe skuadrat e ligës së ulët në Turqi: Sarajonu, Silifike dhe Karaman. Ndryshe skuadra e Gostivarit deri më tani është forcuar me ardhjen e Nikolovskit, Tanushevit, Stojanovit, Petkovskit, Mustafa-s, Muça-s, Ramadanit, Stojçevskit dhe Krstevskit.