LajmeRajon

Presidentja Osmani takon kancelarin Scholz, zbardhet biseda

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz mbrëmjen e të hënës.

Takimi u mbajt gjatë pritjes së organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, Osmani thekson se e falenderoi kancelarin gjerman për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë.

“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë.

Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”, shkruan osmani në facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button