Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Neë York, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-komandantin e përgjithshëm të forcave evropiane të NATO-s, Wesley Clark.
Osmani në llogarinë e saj “Facebook”, ka publikuar një fotografi me Clinton dhe Clark, të cilët i ka quajtur heronj.
“Dy heronj, një histori, Kosova në mes!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Osmani po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.
Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholz për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur.
“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë. Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, tha Osmani.