Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, njofton se është propozuar heqja e vetos si institucion në BE kur është fjala për pranimin e anëtarëve të rinj.
“Në raportin e ekspertëve franko-gjerman për një BE të reformuar dhe të zgjeruar, i cili po prezantohet sot në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (GAC), propozohet heqja e vetos, pra vendosja e shumicës së cilësore në vend të konsensusit deri në hapin e fundit të procesit të anëtarësimit”, tha Dimitrov./Telegrafi/