Ministria e Punëve të Brendshme njofton për një viktimë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Ohër-Resnje, gjegjësisht në mes të vendin të quajtur “Ura e Prentovit” dhe “Tunelet”, përcjell TV21. Në aksident ka ndërruar jetë 60-vjeçari nga Ohri me iniciale D.S., i cili ka dalë nga rruga me veturën e tij VW Tuareg.
“Shoferi D.S. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij, shtojnë nga MPB.