LajmeMaqedoni

MSHIA do të prezantojë një strategji të re për reformë në administratën publike

Strategji të re për reformë në administratën publike (2023 – 2030) do të prezantojë sot Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me SIGMA.

Strategjia do të promovohet në ngjarjen “”Administrata Publike bashkëkohore, efikase dhe e digjitalizuar: Vizioni 2030. Ofrimi i shërbimeve publike më cilësore për qytetarët dhe sektorin privat”.

Janë paralajmëruar fjalime të minisrit të Shoqërisë informatike dhe administratës dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski (përmes lidhjes së konferencës, si dhe ambasadori evropian Dejvid Gir, Gregor Varant, shef i programit SIGMA, OECD dhe Maja Hanxhiska Trendafilova drejtoreshe e Shkollës rajonale për administratë publike “ReSPA).

Do të prezantohet procesi i përpunimit dhe mekanizmat për aplikimin dhe monitorimin e tij, si dhe synimet dhe prioritetet kryesore deri në vitin 2030 sipas fushave prioritare.

Show More

Related Articles

Back to top button