LajmeMaqedoni

OBRM-PDUKM: Dje kanë ndodhur dy skandale të medha në qeveri

Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e kanë shndërruar Maqedoninë në tokë  një tokë e premtuar e krimit dhe e korrupsionit. Dhe ata janë pikërisht në krye të këtij krimi. Nuk kalon ditë pa dalë në dritë një aferë apo skandal korrupsioni. Ajo që ndodh në vendet e tjera një herë në vit, për fat të keq këtu është bërë një dukuri e përditshme.

Për këtë arsye Maqedonia është vendi më i varfër, më i korruptuar dhe më i keqi ekonomikisht në Evropë, thuhet në deklaratën e partisë OBRM-PDUKM.

Vetëm dje kanë qenë aktuale tre skandale korruptive. 40 milionë euro janë dhënë për softuer të licencuar të kompanisë së kolegut të Kovaçevskit nga fakulteti ku ai ligjëronte. Në të njëjtën kohë, kompania donatore e BDI-së ka marrë edhe një tender, kësaj radhe për rregullimin e kanalit kullues në Haraçinë, tender në vlerë prej 1 milion euro. Dhe së fundi, vendimi i fshehtë i qeverisë për krijimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit online, diçka që ngre dyshime se po përmbushen interesat e biznesit të zyrtarëve të lartë në qeveri. Skandalet e korrupsionit po rrotullohen si në një shirit filmi.

Nëse një nga këto skandale do të ndodhte në një vend europian, qeveria do të jepte menjëherë dorëheqjen dhe këtu mafia në pushtet nuk i bie syrit. Ata janë hedhur në vjedhje dhe krim sepse e dinë se ditët e tyre janë të numëruara. Ata mendojnë se me ndryshimin e Kodit penal do të shpëtojnë nga përgjegjësia, por e kanë gabim. Çdo kafshatë që kanë vjedhur do të jetë e tyre dhe për çdo qindarkë që kanë vjedhur do të përgjigjen – thonë partia.

Show More

Related Articles

Back to top button