Presidenti Stevo Pendarovski, i cili e kryeson delegacionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara sot do të flasë para Këshillit të Sigurisë në debatin e hapur në temën: “Ruajtja e qëllimeve dhe parimeve të kartës së KB-së përmes multilaterizmit efektiv: ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
Në mbledhje, siç bënë të ditur nga kabineti i presidentit, është paralajmëruar pjesëmarrje edhe e presidentit të SHBA-së, Xho Bajden dhe presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenski.
Sonte vonë sipas kohës sonë presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në pritjen me rastin e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Republikës Çeke dhe Sllovake dhe 30-vjetorit të anëtarësimit të të dyja shteteve në Kombet e Bashkuara, të cilën do ta organizojnë presidentët Petër Pavell dhe Zuzana Çaputova, shtohet në kumtesë.