LajmeRajon

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë së Gucatit dhe Haradinajt

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), më 18 shtator ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kjo është bërë e ditur, në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Më 18 shtator 2023, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatëset Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse) dhe Kristinë van den Vajngart dhe nga gjykatësi Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Gucati dhe nga Haradinaj në bazë të nenit 48(6), (7) dhe (8) të Ligjit”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se në vendim, Paneli fillimisht refuzoi kërkesën për mbajtjen e një seance gojore, të cilën e konstatoi të pathemeltë.

Po ashtu, thuhet se u refuzua gjithashtu edhe kërkesa e Gucatit që një i akuzuar tjetër (Dritan Goxhaj) të përfshihet si palë e tretë në këtë proces.

Sipas Panelit, Gucati nuk ka të drejtë ligjore ta paraqesë këtë kërkesë dhe shtoi se”Nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vetë”.

Sa u takon arsyeve konkrete mbi të cilat u bazuan kërkesat (7 nga secili parashtrues), Paneli ka rrëzuar ato, duke konstatuar se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e trupit gjykues dhe Panelit të Gjykatës së Apelit, ose duke i konstatuar ato të papranueshme.

Ndryshe, ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Show More

Related Articles

Back to top button