LajmeMaqedoni

Arsovska shkarkon drejtorin e “Higjenës Komunale” pas incidentit të mbrëmshëm me armë

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena Komunale.

“Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimi i tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve tanë.

Politika po merr vrull dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në profesionalizmin e drejtimit të institucioneve.

Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës”, ka njoftuar kështu Danela Arsovska kryetare e Qytetit të Shkupit.

Show More

Related Articles

Back to top button