Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar sot në profilin e tij në fejsbuk se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen për 10% në periudhën e ardhshme.
Ulje e çmimeve të pijeve joalkoolike dhe alkoolike!
Sot pranova disa porosi nga prodhuesit tanë vendor të ujit mineral, lëngjeve, birrës…, të cilët bëhen pjesë vullnetarisht në fushatën ÇMIMI I GARANTUAR për uljen e çmimeve për të paktën 10%! Faleminderit për mbështetjen ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk.