LajmeMaqedoni

Vlladimir Todoroviq shpëton nga lënda për “Shkupin 2014” falë ndryshimit të Kodit Penal

Ish-kryetari i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, do të shpëtojë nga aktakuza në lëndën “Feniks”, falë ndryshimeve në Kodin Penal.

Ai është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepra të kryera në vitin 2013, por me ndryshimet ligjore, në vend të vitit 2043, lënda do të vjetërsohet këtë vit.

Hetimi për projektin “Shkupi 2014” filloi në qershor kur Todoroviqit iu shqiptua masa e kujdesit, gjegjësisht arresti shtëpiak. Por ajo masë, siç thonë nga Prokuroria për A1on, është shfuqizuar ët premten e kaluar.

Masa i është hequr, pasi vjetërsimi i lëndës këtë vit nuk lë hapësirë që të përfundojë gjykimi dhe të vërtetohet nëse Todoroviq e ka kryer veprën me të cilën ngarkohet ose jo.

Ndryshe, në rastin “Feniks” përveç Todoroviq, të dyshuar janë edhe 14 persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-ryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat Zoran Stavrevski dhe Elizabeta Kançeska-Milevska, por edhe shtetas të Italisë.

Hetimi ka përfshirë shtatë persona juridik, prej të cilëve tre nga Italia.

Show More

Related Articles

Back to top button