LajmeSport

Mohamed Sallah largohet nga Liverpulli, gati zëvëndësimi

Mohamed Sallah duket se po kalon sezonin e tij të fundit në “Anfield” me fanellën e Liverpullit. Sulmuesi egjiptian edhe gjatë afatit kalimtar veror ishte shumë pranë transferimit në Superligën e Arabisë, ku nuk munguan ofertat marramendëse në drejtim të tij. Egjiptiani nuk pritet të mbetet pa oferta edhe në të ardhmen pasi skuadrat arabe e kanë top prioritet transferimin e tij.

Liverpulli e di se Sallahu po luan sezonin e fundit dhe qysh tani kanë menduar për zëvendësuesin e sulmuesit egjiptian. “The Reds” janë duke tentuar transferimin e sulmuesit të talentuar spanjoll Niko Uiliams që ka shkëlqyer viteve të fundit me Atletik Bilbaon.

21-vjeçarit i skadon kontrata në verën e vitit 2024, derisa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove.

Liverpulli duket se nuk do ta pres verën për të rrezikuar ta humbas yllin spanjoll dhe do të tentoj transferimin e tij në janar. Gjiganti anglez do të tentoj që në janar me një ofertë prej 25-30 milionë euro të bind skuadrën spanjolle ta lë të lirë të largohet sulmuesi i talentuar.

Në garë për Uiliamsin janë edhe Barcelona, Borusia Dortmund dhe Njukasëll.

Show More

Related Articles

Back to top button