LajmeMaqedoni

Punësimet në administratë, Gir: Shumë shpesh partitë politike ndërhyjnë në takime

Reforma e administratës publike ka një pozicion absolutisht qendror, si për zhvillimin e vendit, ashtu edhe për perspektivën e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pretendon ambasadori evropian Dejvid Gir, shkruan TV21. Gir thekson se vendi ka është larg përfitimeve shtesë që mund të merr nga Bashkimi Europian në përmirësimin e efikasitetit të administratës.

“Derisa afroheni më shumë me BE-në, fondet dhe burimet që unioni do të ketë do të bëhen të disponueshme edhe për ju, prandaj ju duhet të jeni të aftë t’i menaxhoni, t’i planifikoni dhe të jeni të përgjegjshëm. Mendoj se të gjithë e dimë se situate aktuale është shumë larg prej kësaj. Strategjitë janë të mira, por janë edhe më të mira kur ato duhet të zbatohen”, tha Gir.

Gir tha se ka progres në përmirësimin e shërbimeve, por që sipas tij ende punësimet bëhen me ndikime politike.

“Po është bërë progres, por ende ka sfida të mëdha, të tipit në kapacitetet njerëzore, në transparencë dhe në përgjegjësi. Shumë shpesh partitë politike ndërhyjnë në takime, që do të thotë faktet politike janë më të rëndësishme se meritat ose kompetenca dhe kuptohet shumë shpesh një mjedis i komplikuar që rezulton me bashkëpunim ndër qeveritar dhe ndër institucional. Megjithatë këto janë sfida që nuk janë karakteristike vetëm tek ju, pra nuk jeni unikë, këto janë sfida me të cilat ballafaqohen shumë vende në botë”, pohoi Gir.


Show More

Related Articles

Back to top button