Gjest i turpshëm nga tifozët e Atletiko Madrid pak para fillimit të ndeshjes së Champions League mes ekipit spanjoll dhe Lazios.
Gjatë minutës së heshtjes, vendosur nga UEFA për të kujtuar viktimat e tërmetit në Marok dhe përmbytjes në Libi, tifozët spanjollë shkatërruan atë moment në heshtje respekti dhe filluan sharjet kundër skuadrës italiane.
Thirrjet shkaktuan reagimin e tifozëve të Lacios, të cilët filluan fërshëllimat për të mbuluar fyerjet.
Megjithatë, pjesa tjetër e stadiumit e pa të arsyeshme të mbyllte diskutimin menjëherë duke nisur një duartrokitje të gjatë.