LajmeMaqedoni

Partitë opozitare shqiptare shqiptare dorëzuan kallëzim për dyshim për korrupsion dhe konflikt të interesit

Fronti opozitar i përbërë nga partitë Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike kanë dorëzuar kallëzim penal deri tek Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për dyshime në korrupsion dhe konflikt interesi në Bashkimin Demokratik për Integrim. Ata sqarojnë se baza e këtij dyshimi ëshë në lidhje me kompaninë EUROVIA,  e cila është edhe donatore në BDI, dhe e njëjta kompani e ka tenderin prej 1.8 milionë euorve për ndërtimin e korridorit 8. Sipas  tyre kjo marrëveshje me EUROVIA-n për korridorin 8 është për larje parash.

FRONTI OPOZITAR

“Dyshimi ynë është se kemi të bëjmë me larje parash dhe bërje biznes me këtë kompani. Në të vërtetë, dyshimin për korrupsion duhet ta vërtetojë Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ajo që nuk kemi dyshim është se këtu kemi haptazi konflikt interesi – një kompani që merr tenderë nga eksponentë të BDI-së njëherazi është edhe donatore e kësaj partie”

Ata deri tek komisioni për antikorrupsion kanë dorëzuar fakte të shumta duke i’u referuar normave mbi të cilat vepron komisioni, dhe pas verfikimit të dyshimeve, presin që ky proces  të kalojë në instancat e drejtësisë.

Fronti opozitar rikujtonë se vlerë europiane është pikërisht lufta kundër korrupsionit, ndërsa patriotizëm është t’i luftosh të gjithë ata që flamurin e BE-së e përdorin që t’i mbulojnë eurot e përfituara nga korrupsioni politik.\Shenja\

Show More

Related Articles

Back to top button