Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugperëndimorë. Pasdite do të ketë reshje shiu dhe bubullima, posaçërisht në pjesët veriore dhe lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25 deri në 31 gradë.
Në Gostivar dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29 gradë Celsiusë.