LajmeMaqedoni

Dënime deri 10 mijë euro për marketet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me çmimet, alarmoi Inspektorati

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski informoi se ISHT po zbaton mbikëqyrje pas vendimit të Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve të caktuara dhe u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë parregullsi, raporton MIA.

“Për momentin inspektorati i tregut po kryen mbikëqyrje pas vendimit të Qeverisë, që ka të bëjë  me uljen e produkteve të caktuara, me të paktën 10%, të llogaritur nga çmimi i produkteve me të cilat janë shitur më 1 gusht. Kompetencat tona që dalin nga ky vendim janë kontrolli i çmimeve të produkteve të shënuara në vendimin”, sqaroi Trajkovski.

Kjo do të thotë, shtoi ai, se nëse vërehet shkelje e vendimit do të veprohet në përputhje me Ligjin për Tregti, ndërsa gjobat janë në vlerë prej 800 – 10.000 euro, në varësi të madhësisë së subjektit.

“Në mënyrë shtesë, kontrollojmë nëse dorëzohet rabat deri në 5%, dhe nëse tregtarët me shumicë dorëzojnë mallra dhe produkte në një sasi prej 70% në përputhje me dërgesën e bërë në muajin gusht të vitit 2023. E përshëndes këtë vendim dhe mbështes gjithçka që bëhet në interes të qytetarëve”, nënvizoi drejtori.

Ajo që kam vënë re, shtoi, është se çmimet janë ulur për produktet të përfshira me vendim, ndërsa të cilat janë mbi 1.000 produkte në 25 kategori.

Tregtarët kanë edhe detyrim t’i shënojnë produktet me ulje me shenjën “çmim i garantuar”, të cilën mund ta shkarkojnë nga faqja e internetit të Ministrisë së Ekonomisë.

U bëri apel tregtarëve që të ulin çmimet edhe për produktet e tjera.

“Nuk ka nevojë vazhdimisht të presim vendime të Qeverisë apo institucioneve të tjera për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. U bëj thirrje qytetarëve që parregullsitë t’i denoncojnë në Inspektoratin e Tregut dhe në numrin 02 191, i cili është i disponueshëm për mesazhe zanore 24/7””, theksoi drejtori në një deklaratë për mediat.

“Qindra produkte ushqimore nga sot e deri më 30 nëntor të këtij viti në markete duhet të kenë të paktën 10 për qind çmime më të ulëta se sa janë shitur më 1 gusht. Qytetarët do të mund t’i njohin sipas shënimit  “çmimi i garantuar”. Vendimin për uljen 10 për qind të çmimeve të produkteve ushqimore dhe ngrirjen e çmimeve të ulura e ka marrë dje Qeveria në seancë, ndërsa sipas paralajmërimeve të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, lista me produkte do të zgjerohet javën e ardhshme.

Show More

Related Articles

Back to top button