Sot bëhen 9 vjet nga vizita historike e Papa Françeskut në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Papa qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.
Papa Francesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë, e mbajti në presidencë, për të vazhduar pastaj fjalimin në meshën e shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.
Papa u prit nga dhjetëra-mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve fetare.