LajmeSport

UEFA dënon ashpër FSHF, shkak janë fizhekzjarret ndaj Polonisë

Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Poloninë në “Air Albania”. FSHF është njohur me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke.

FSHF u ka bërë thirrje tifozëve që ta mbështesin pa kushte kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024”.”, thuhet në thirrjet e FSHF-së drejtuar tifozëve.

Show More

Related Articles

Back to top button