Lideri aktual dhe i mëparshëm i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Nikolla Gruevski vazhduan edhe sot të sulmojnë njëri tjetrin përmes postimeve në rrjetin social Facebook, pasi mbrëmë harxhuan arsenalin e tyre të fjalëve kundër njëri tjetrit, transmeton Portalb.mk.
Fillimisht Mickoski iu përgjigj Gruevskit për postin e mbrëmshëm. Lideri aktual tha se i vjen keq që Gruevski ka vendosur të bëjë parodi publike dhe të shërbejë për defokusin e krimit të këtij pushteti të kriminalizuar.
“Më vjen keq që vendosët të bëni parodi publike dhe të shërbeni për t’u defokusuar nga krimi i kësaj qeverie kriminale dhe ju kuptoj, por nuk ju justifikoj dot. Nuk ka nevojë për dialog përmes mediave, por meqenëse më jeni drejtuar me status, vetëm një herë do t’ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë: Nikolla, nuk kam ndërmend të jem pjesë e skenarit të krijimit të përçarjes në favor të kësaj qeverie me korrespondencë publike. Një ditë kur të takohemi ballë për ballë do t’ju tregoj detajet nëse jeni gati t’i dëgjoni. Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar një atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi. Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj dhe unë jam i gatshëm ta kundërshtoj, sepse nuk është betejë personale, por një betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve”, shkroi Mickoski në Facebook.
Ai shtoi se, populli i zgjedh politikanët ndërsa ata përgjgijen para popullit për veprimet e tyre.
“Për Maqedoninë nuk duhet të ketë treg dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje personale dhe aranzhmane në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër. Siç thoshte “e vërteta është si gjilpëra, herët a vonë do të dalë”, dhe të vërtetën e dimë edhe unë edhe ti… por duket se e din edhe të tjerët që e thonë publikisht këto ditë, më shumë apo më pak me zë të lartë dhe qartë”, shkroi Mickoski.
Këtij shkrimi i është përgjigjur ish lideri Nikolla Gruevski, i cili porositi Mickoskin se është bërë shokë më i mirë i Zoran Zaevit dhe aleat, derisa atë e ka shpallur për armik.
“Unë sulmoj ashpër në vazhdimësi LSDM0së. Mickoski më ka sulmuar mua. A nuk ju duket diçka e çuditshme këtu? Gjithë kjo mund t’i duket interesante deri në zgjedhjet e ardhshme, kur kjo politikë e krijimit të armiqve nga njerëz që ia kanë kushtar jetën partisë dhe kauzën do ta ndjekë nga zyra dhe për të do të punojë makineria partiake që ia kam lënë unë. Por çka më pas”, pyet Gruevski Mickoskin në Facebook.
Gruevski tha se, Mickoski e ka sulmuar përmes medias më të njohur gjermane, edhe pse ai me asnjë fjalë apo hap nuk ka shkaktuar përçarje.
Për përplasjen mes Mickoskit dhe Gruevskit reaguna nga LSDM, të cilët thonë se nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë në zënkën në DPMNE dhe kampin anti BE. Nga LSDM porositën Mickoskin që vet t’i zgjidh zënkat në DPMNE.
“Posaçërisht që pikërisht Hristijan Mickoskit duhet të përgjigjet për marrëveshjet me Gruevskin. A po e fsheh Mickoski në këtë mënyrë kërkesën për amnistimin e bashkëpartiakëve të tij, për shkak të pakënaqësive pikërisht ndaj tij? Politika e bllokadave të Mickoskit është vetëm kopje e origjinalit dhe është e dukshme se, ka struktura të DPMNE-së që nuk janë të kënaqur nga ai. Për Nikolla Gruevskit nuk do të ketë amnistim dhe do të arrestohet në momentin që do të shkel në vend”, thanë nga LSDM.
Nga BDI thanë se, distancohen nga situata brendapartiake në VMRO – DPMNE, por edhe nga e gjithë situata me “ndryshime ligjore për ndryshime kushtetuese.
“Bashkimi Demokratik për Integrim po ndjek me vëmendje shqetësimin e madh në rradhët e VMRO DPMNE-së dhe ndasitë e thella që po shfaqen në betejēn midis integrimit dhe izolimit. Kjo betejë e brendshme midis forcave në VMRO-së që duan integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe atyre që preferojnë izolimin po zhvillohet në kurriz të vendit dhe qytetarëve, por edhe duke keqpërdorur institucionet e vendit, proceset si dhe partitë politike dhe liderët partiak”, thuhet në reagimin e BDI-së.