LajmeRajon

Begaj: Jemi bashkë me Kosovën në OKB, marrëdhëniet Kurti-Rama janë shumë të mira

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York mund të shprehen “çështjet tona që na shqetësojnë më shumë”, duke përmendur Kosovën.

Begaj kryeson delegacionin shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipëria aktualisht udhëheq me Presidencën në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ai tha në një intervistë për Abcnews se duhet të flitet për Kosovën dhe për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në forume të tilla.

“Gjatë këtij forumi, mund të shprehim edhe gjëra që kanë lidhje me shqiptarët, çështjet tona që na shqetësojnë më shumë, sidomos me ata të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Patjetër flitet për situatën në Kosovë, flitet për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Begaj.

Ai tha se me presidenten Vjosa Osmani ka “komunikim të shkëlqyer”.

“Patjetër që jemi bashkë. Jemi një komb dhe dy shtete. Kombi shqiptar e ka treguar që e ka në ADN-në e vet frymën europiane dhe rrugëtimin euroatlantik. Patjetër që në këtë rrugëtim që është ëndërr e të gjithë shqiptarëve, ne duhet të jemi bashkë me Kosovën”, tha Begaj.

Presidenti i Shqipërisë tha se marrëdhëniet ndërmjet kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti janë të tilla.

“Kështu janë (marrëdhëniet) edhe në nivel kryeministrash. Është përceptimi juaj i gabuar. Në dukje mund të duket ashtu, por marrëdhëniet janë shumë të mira”, tha Begaj.

Show More

Related Articles

Back to top button