Me rastin e Ditës Botërore pa Makina, Komuna e Gostivarit ka njoftuar se të premten (22 shtator) organizon defile në rrugët qendrore të qytetit.
Defileja fillon në ora 10:00 nga Pallati i Kulturës dhe përfundon para objektit të Komunës së Gostivarit, kurse pjesëmarrës janë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, fëmijët e kopshteve, anëtarë të shoqatës “Sharri”, çiklistët e shoqatës LSSH dhe anëtarë të Kryqit të Kuq.
Komuna e Gostivarit fton qytetarët të premten të mos përdorin makinat dhe të shënojmë bashkërisht Ditën Botërore pa Makina.