BotaLajme

Rritja e çmimit të vajit të ullirit në Spanjë, supermarketet “kyçin” shishet

Me rritjen e çmimeve të vajit të ullirit në Spanjë, rrjetet e supermarketeve kanë filluar të marrin masa duke vendosur pajisje kundër vjedhjes.

Kjo për shkak se vjedhja, e cila deri më tani përqendrohej kryesisht te pijet alkoolike, është rritur, duke rezultuar në një humbje të të ardhurave prej rreth 800 milionë euro në vit, sipas Shoqatës Spanjolle të Prodhuesve dhe Shpërndarësve (AECOC).

Vjedhje të sasive të mëdha të vajit të ullirit janë regjistruar edhe në fabrikat e ullirit në vend, si “Marin Serrano El Lagar” në Andaluzi, ku në fund të muajit të kaluar persona të panjohur vodhën rreth 60.000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër me një vlerë e llogaritur afër 420.000 euro, ose “Terraverne” ku kanë vjedhur 6000 litra.

Show More

Related Articles

Back to top button