Inter Miami mposhti mbrëmë Toronton me rezultat të thellë 4-0.
Por fitorja nuk është shijuar aq shumë për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Messi e Jordi Alba.
Fillimisht në minutën e 35-të Jordi Alba braktisi fushën për shkak të një lëndimi, ndërsa dy minuta më vonë edhe Messi kërkoi zëvendësimin.
Javën e ardhshme Inter Miami ka shansin të fitojë trofeun e parë në histori në finalen e US Open ndaj Houston.
Tata Martino ka thënë se dyshohet se dy lojtarët kanë lëndime muskulare dhe se janë në pritje të skanimeve mjekësore.