LajmeRajon

Protestuesit përleshen me Policinë, tentojnë të futen në objektin e KEK-ut

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë protestës së të premtes janë përleshur me Policinë e Kosovës, pasi kanë tentuar që të futen në objektin e kompanisë.

Ata kanë protestuar për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Këta punëtor po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi sipas tyre nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.

Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante “ Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” .

Show More

Related Articles

Back to top button