E prishëm planin e qeverisë, vazhdojmë me të bashkuar dhe koheziv, nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, deklaroi VMRO-DPMNE përderisa është në zhvillimin e sipër Seanca e Komitetit Qendror të partisë.
Nga VMRO-DPMNE thonë se bëhet fjalë për seancë të rregullt në Komitetit Qendror të partisë, në të cilën flitet për politikën aktuale dhe gjendjen ekonomike.
“Janë riformuar qëndrimet që janë paraqitur para opinionit në ditët e kaluara, dhe ajo është se VMRO-DPMNE e prishi planin e qeverisë, të boshtit BDI – LSDM dhe të ish zyrtarëve të tjerë qe ishin në opozitë të cilët kanë vendosur të jenë nën dispozicionin e tyre nëpërmjet marrëveshjeve të pista të njohura vetëm për ato, të cilat do të dëmtojë drejtpërdrejtë popullin maqedonas. Për më tepër, u konfirmua kohezioni i fortë i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit nga fillimi deri në fund, të gjithë 44 deputetët, dhe në aspektin e mospranimit të amendamenteve kushtetuese nën diktimin bullgar”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.
Ashtu siç thonë nga VMRO-DPMNE, ra në ujë edhe teza e cila qeveria vite më parë u reklamua në publik se partia drejtohej nga njerëz të tjerë, sepse dallimet janë evidente sot.