Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për ndryshimet e miratuara në ligjin “për shtetësinë”.
Tani me ligjin e ri mund të pajisen të gjithë talentet e sportit, edhe pa mbushur moshën 18-vjeç.
close
volume_off
“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, njofton Rama.