GostivarLajme

Gostivar, foshnja 7 muajshe në gjendje të rënduar shëndetësore pasi lihet e vetme në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një fëmijë 7 muajsh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi nëna e la vetëm në shtëpi.

“Dje (21-shtator) në orën 13:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtëpi në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar kishte qenë i lënë vetëm një fëmijë i vogël. Sipas raportit atë e kishte lënë vetëm nëna e tij 39-vjeçare. Në prani të përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, të cilët raportuan rastin, fëmija u transferua në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për trajtim dhe ndihmë mjekësore. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas të dhënave të Qendrës për Punë Sociale, kjo nënë ka edhe dy fëmijë të mitur dhe ka filluar procedura që asaj ti merret e drejta prindërore ndaj fëmijëve.

Show More

Related Articles

Back to top button