LajmeRajon

Kosova ditë zie sot në nderim të policit të vrarë

Dita e sotme në Kosovë është ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

“Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Bunjaku u vra dje në veri të Kosovës pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button