Në një spektakël të vërtetë sportiv në Kampionatin Ballkanik të Karatesë në Tiranë, sportisti Berat Jakupi fitoi medaljen e argjendtë duke shpallur veten Nën Kampion Ballkanik karate.
Jakupi tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë turne, duke bërë 5 ndeshje radhazi dhe duke bërë nder të merituar në podium. Arritja e medaljes së argjendit në një konkurrencë kaq të fortë është një dëshmi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm të Jakupit ndaj sportit.
Por, për Beratin, kjo është vetëm fillimi. Ai do të vazhdoj përgatitjet intensive gjatë këtyre muajve dhe është i gatshëm për tu përballur me sfidën e ardhshme në fund të tetorit në Kampionatin Botëror të Karatesë, ku synon të sjellë medalje për vendin e tij.
Berat Jakupi po tregon se ai është një prej sportistëve më të suksesshem në skenën ndërkombëtare të karatesë.