Inspektorët në terren, disa markete janë sanksionuar. Për shkak të mosrespektimit të masës Çmim i garantuar janë mbyllur disa markete të mëdha në Shkup dhe Strugë. Drejtori i Inspektoratit shtetërorë të tregut, Goran Trajkovski, që nga vendosja e masës për rreth 500 produkte paralajmëro se nëse marketet nuk respektojnë masat e reja, do të sanksionohen prej 800 deri në 10 mijë euro, varësisht nga madhësia e kompanisë. Ai sot me apel të ri deri te të gjithë tregtarët që të respektojnë vendimin e Qeverisë për uljen e çmimeve prej 10%.
“Apeloj deri te të gjithë tregtarët se nuk do të ketë kompromis e as selektimi në veprimin e Inspektoratit të tregut kur është në pyetje interesi i qytetarëve. Janë dënuar dhe mbyllur më shumë zinxhirë të marketeve të mëdha në Shkup,(Çair, Taftalixhe, Kisella Vodë dhe Butel) dhe në Strugë. Disa herë kam theksuar se secili duhet të respektojë ligjet dhe vendimet e Qeverisë.”- deklaroi Goran Trajkovski, drejtor i ISHT.
Nga LSDM thonë se masa e re për uljen e çmimit është e suksesshme dhe po jep rezultate. Me çmime më të ulëta po shitet buka, qumështi, vezët, mielli, mishi, orizi, djathi dhe produkte të tjera, tha Melisa Cenkova Serafimovska, nga LSDM.
“Me “çmim të garantuar” që është për 10% më i ulët sesa çmimi me të cilit janë shitur më 1 gusht, ulet çmimi i mbi 500 produkteve në 25 kategori. Për një pjesë të prodhimeve që u shtrenjtuan në mënyrë enorme nga gushti e deri më tani, çmimi është ulur edhe deri më 40%. Në periudhën e ardhshme vijon ulja e çmimit të pijeve.”- tha Melisa Cenkova Serafimovska, LSDM.
Por çfarë thonë qytetarët që TV21 i pyeti për atë se sa janë të kënaqur nga kjo masë.
Masa ka filluar të zbatohet nga 20 shtatori, ndërsa është paraparë që të vlejë deri më 30 nëntor, me çka autoritetet presin që të ulet inflacioni nga 4 deri në 5% deri në fund të vitit. Por megjithatë një pjesë e ekspertëve thonë se masa nuk do ta japë rezultatin e pritur pikërisht për shkak se është për afat të shkurtër kohorë.