LajmeMaqedoni

Mjaft me ofendimet e inteligjencës se kablli, frenat apo motrat mund të jenë fajtorë për fatkeqësitë e mëdha në Maqedoni, thotë Mickoski

Sot me sistemin të japë para ose ryshfet. Nga posti më i lart e deri ai më i ulëti. Vidhet nga ministri deri në portier në gjithë institucionet shtetërore, ndërsa ai i cili nuk e bën atë, ai shihet si përjashtim. Dhe kjo kulturë korrupsioni dhe vjedhjeje është vetëm një pasqyrim i sjelljes së drejtuesve të shtetit. Dhe një kulturë të tillë korrupsioni e shohim në rastin e Onkologjisë, ku u vodhën pacientët me kancer. Aty shihet se si kanë pasur përfitim nga vdekja e tjetrit, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Veles.

Mickovski tha se gjithandej në botë, dhe në shtete tjera ka raste ku defekte në sistem dhe përjashtime të tmerrshme nga shkelja brutale e rregullave dhe ligjeve.

“Por funksionimi i shtetit dallohet nga ne nga mënyra se si ato reagojnë dhe veprojnë nga ku do të dalë një skandal i tillë dhe përgjegjësi e cila duhet të ketë emër. Çka bëri kjo qeveri? Hyri prokuroria jo me hetim, por me para hetim dhe të njëjtët që përfituan nga kurrizet e më të pambrojturve tani janë ende në gjendje të punojnë. Ata e ripërcaktojnë terapinë që e kanë vjedhur dhe mund ta përsërisin krimin në çdo orë”, tha Mickoski.

Mickovski tha se në ngjarjet e tilla duhet të përgjigjen fajtorët e vërtetë, pra krijuesit e të veprimit.

“Në të njëjtën kohë, mjaft me ofendimet e inteligjencës që fajtor për fatkeqësitë e mëdha në Maqedoni mund të jetë kablloja, frenat, apo motrat, e jo ata që nënshkruajnë kontrata dhe japin udhëzime”, përfundoi Mickoski.

Show More

Related Articles

Back to top button