LajmeSport

Karlo Ançeloti: Është faji im, por kam shpatulla të gjera…

Karlo Ançeloti u shfaq i patrazuar në sallën e shtypit të “Metropolitano”. Trajneri e njohu drejtësinë e fitores së Atletiko Madridit, mori përgjegjësinë për shpërqendrimin e skuadrës së tij në fillim të ndeshjeve, çka u përsërit këtë të diel në fillim të pjesës së dytë. Ai e di që humbja në derbi ka gjithmonë pasoja

“Ndodhi që nuk e nisëm mirë, nuk u mbrojtëm mirë, ishim të dobët në zonën tonë. Me 2-0, kundërshtari zhvilloi lojën që dëshironte, duke u mbrojtur mirë dhe me kalime të shpejta. Në këtë kuptim, Atletico Madridi ka bërë më mirë se ne,” tha nw fillim Ançeloti.

“Problemi ishte brishtësia në mbrojtje, të cilën nuk e kishim pasur në të kaluarën. Në vetëm 45 minuta, ata kanë shënuar tre gola ndaj nesh, po aq sa në të gjitha ndeshjet e mëparshme. Ne kemi qenë të brishtë, nuk ka qenë një natë e mirë dhe nuk jemi mbrojtur mirë si zakonisht. Nuk kemi qenë kompaktë dhe Atletico Madridi ka përfituar nga kjo,” shton strategu italian.

“Unë shikoj ndeshjen e radhës. Sot nuk kemi bërë mirë, por jo për shkak të modulit të lojës, që nuk do të ndryshojë. Është një humbje që mund të jetë një mundësi për t’i bërë gjërat më mirë në të ardhmen. Jemi të trishtuar dhe të zemëruar, por deri më tani kemi bërë shumë mirë dhe do të vazhdojmë të bëjmë shumë mire. Gjithsesi, nga shtatë ndeshje ne kemi fituar gjashtë dhe kemi shënuar gola. Jemi përpjekur me pasime cilësore, filtruese, por diferencën e ka bërë fakti që ata kaluan në avantazh me dy gola në fillim,” tha nw fund trajneri i Realit, Karlo Ançeloti.

Show More

Related Articles

Back to top button