LajmeSport

PSZH fiton me “poker” ndaj Marsejës, pa Kilian Mbape-n

“Gjigandët” e Paris Sen Zhermeni kanë arritur një fitore fantastike, teksa në “klasiken” franceze, ndaj Marsejës, të vlefshme për javën e 6-të të Ligue 1, i kanë mundur këta të fundi me rezultatin e thellë, 4-0.

Sipari i golave u hap që në minutën e 8’ të sfidës, ku anësori maroken i mbrojtjes, Ashraf Hakimi ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke filluar festën në “Parc des Princes”. Vetëm 29’ minuta më vonë radhën për të shënuar do ta kishte “fantazisti” francez, Randal Kolo Muani, i cili me portën e boshatisur nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë e duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, “parisienët” u hodhën menjëherë në sulm në kërkim të golit të radhës, gol të cilin e gjetën që në minutën e 47’, falë “bomberit” portugez, Gonçalo Ramos, me këtë të fundit që shënon dhe një tjetër gol në minutën e 89’ për të “vulosur”, 4-0.

Falë këtij rezultati, PSZH shkon në kuotën e 11 pikëve dhe ngjitet në vendin e 3-të, me 2 pikë më pak se Brest i vendit të parë dhe 1 më pak se Nica, e vendit të dytë, ndërsa Marseja mbetet në vendin e 7-të me 9 pikë.

Show More

Related Articles

Back to top button