Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dhe nesër e kryeson delegacionin nga MPB-ja për vizitë pune në Lubjanë, Slloveni, me ftesë të ministrit slloven të Punëve të jashtme, Boshtjan Poklukar.
Siç kumtoi MPB, Spasovski sot do të marrë pjesë në Ceremoninë me rastin e 50-vjetorit të regrutimit sistematik të policëve, dikur të quajtur milici. Më pas, dy ministrat do të realizojnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë takimi bilateral mes delegacionit të vendit tonë dhe atij slloven.
Me këtë rast, dy ministrat do të nënshkruajnë Memorandum për sigurim të ndihmës zhvillimore mes MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe MPB-së së Sllovenisë për Sektorin për njësi ajrore. Me atë rast, ministrat do të japin deklaratë në konferencë për shtyp për mediumet sllovene.
Të njejtën ditë, ministri Spasovski do ta vizitojë repartin konsullar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë, me qëllim të kontrollit të procesit të fotografimit dhe dhënies së dokumenteve të udhëtimit, si dhe ndarjen e pasaportave për mërgimtarët.
Gjatë mbrëmjes, ministri Spasovski do të marrë pjesë në ngjarje nën patronatin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq me rastin e shënimit të 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë në bitë pas pavarësisë së vendit tonë.
Spasovski nesër do ta vizitojë Njësinë e aviacionit të policisë sllovene.