Serbia vazhdon përpjekjet e saj për të ndezur luftën në Kosovë dhe më gjerë.
Evropa diplomatike vazhdon dhe i zvogëlon këto sulme ushtarake në “banda” dhe raste të izoluara.
Kosova nuk mund të jetë një Ukrainë e dytë, sepse një Ukrainë e dytë përkthehet në Luftën e Tretë Botërore.
Që kjo mos të ndodhë duhet ndaluar urgjentisht Serbia në strategjinë e saj pushtuese dhe kriminale!
Mjaft më me takime diplomatike që janë benzinë që po shton zjarrin. Ka ardhur koha të ndërrohen negociatorët dhe të mbahet qëndrim i drejtë ndaj të të dy palëve!
Qëndrim i drejtë domethënë dënim, ndalim dhe ndëshkim i qeverisë serbe për të gjitha sjelljet kriminale që ka bërë deri tani!
Eshtë i domosdoshëm ndalimi i Serbisë në veprimet e saj. Çdo vonesë mund t’i kushtojë botës shumë më shumë.