BotaLajme

Sevastopol hedh në erë selinë e flotës së Detit të Zi pas sulmeve në Ukrainë

Banorëve të Sevastopolit u është thënë “të mos shqetësohen” nëse dëgjojnë zhurma që vijnë nga qendra e qytetit pas sulmit të Ukrainës gjatë fundjavës.

Mikhail Razvozhaev, guvernatori i Sevastopolit, sqaroi se “tingulli i shurdhër” që mund të dëgjohej vjen si rezultat i një “shpërthimi të kontrolluar” të strukturave në selinë e Flotës së Detit të Zi.

Më vonë, Razvozhaev tha se një tjetër shpërthim i kontrolluar për shembjen e strukturave të emergjencës në ndërtesën e Flotës së Detit të Zi do të kryhet në orën 11:25.

Puna do të vazhdojë afërsisht deri në orën 14.00. Nëse dëgjoni zhurma të forta mos u shqetësoni, situata është nën kontroll.

Show More

Related Articles

Back to top button