Kremlini tha thënë të hënën se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare. “Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne shohim një qëndrim tradicionalisht të anshëm ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp të hënën. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe një ditë më parë. Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij. Policia e Kosovës e mori kontrollin e manastirit të dielën vonë dhe tani është duke siguruar fshatin. Më herët të hënën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko. “Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.
Read Next
1 hour ago
Toshkovski: Po mblidhen prova shtesë, nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar
1 hour ago
Taravari: Instalohet sistemi i ri i ajrit të komprimuar në “Nënë Tereza”
2 hours ago
Vuçiq: BE-ja po “dorëzohet” përballë politikave të Albin Kurtit
2 hours ago
Qytetarët për shportën konsumatore: Promovojnë shportë por shporta është e zbrazët
3 hours ago
Përveç mungesës së terapisë biologjike, në Onkologjinë e Shkupit ka mungesë edhe të kuadrit mjekësor
3 hours ago
“Bashkëpunimi BE-SHBA në interes dypalësh”, Ursula von der Leyen paralajmëron Trump: Mos nis një luftë tregtare me Evropën!
3 hours ago
Tragjedia me 66 viktima në Turqi, Erdogani shpall 22 janarin ditë zie kombëtare
3 hours ago
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
4 hours ago
Renditja: Liverpuli i paprekshëm, kualifikohen 11 skuadra dhe eliminohet një italiane
4 hours ago