LajmeRajon

I dërguari gjerman në zyrën e Kurtit /Sarrazin: Sulm kriminal dhe terrorist ndaj policisë

I dërguari i gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, takoi paraditen e të hënës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe dënoi sulmet kriminale dhe terroriste ndaj policisë atje. Ai tha pas takimit se Gjermania dënon fuqishëm këtë sulm ndaj policisë së Kosovës dhe i shprehu ngushëllime familjes së policit Afrim Bunjaku, që humbi jetën në këtë sulm. Sarrazin tha se vizita e tij ka si qëllim ti tregojë Kosovës se Gjermania është në krah të saj në këtë situatë. “Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm i dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të zyrtarëve të policisë së Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit. Jemi këtu në solidaritet dhe qëndrojmë në krahun tuaj në këtë situatë”. Më tej, Sarrazin tha se duhet një zgjidhje për veriun e cila mund të vijë vetëm nga një dialog i suksesshëm. I pyetur se a është e mundur që dialogu të vazhdojë, edhe pas këtyre zhvillimeve të fundit, Sarrazin tha se të dyja palët duhet të punojnë shumë. Dialogu mund dhe duhet të vazhdojë – tha ai, duke tërhequr vëmendjen se duhet implementuar marrëveshja e Ohrit.

Show More

Related Articles

Back to top button