Sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata komunale Gostivar , në periudhë prej 14- 21 shtator shënoi Javën kundër Tuberkulozit nën moton “Po! Ne mund t’i japim fund TB – së.”
Me këtë rast, vullnetarët e Kryqit të Kuq shpërndanë postera dhe fletushka në të gjitha institucionet me qëllim të vetëdijesimit të publikut për këtë sëmundje, për rëndësinë e parandalimit në kohë dhe diagnostikimit të hershëm të tuberkulozit.