LajmeMaqedoni

Qeveria e RMV-së sot do të mbajë seancë për ligjin e amnistisë

Ligji i propozuar për amnisti do të debatohet në Qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend me korrigjimet e nevojshme, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Koordinimi me sektorin e legjislacionit duhet të bëhet deri sot, pasi një javë më parë në seancën e Qeverisë u konstatua se ka nevojë për një koordinim shtesë me institucionet kompetente.

Sipas Kovaçevskit, Propozimi – ligji, i cili lejon lirimin dhe uljen e dënimeve me burg për krime të lehta, nuk vlen për rastet e PSP-ve, të dënuar nga 27 prilli dhe zyrtarëve parlamentar ndaj të cilëve po zhvillohet ndjekja penale.

Qëllimi i ligjit, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është të mundësojë lehtësim në burgjet e vendit, duke pasur parasysh se gjendja atje në periudhën e kaluar është alarmante dhe kjo është theksuar në raporte të shumta ndërkombëtare si dhe nga Komisioni kundër torturave në kuadër të Këshillit

Të dënuarit me burgim deri në gjashtë muaj pritet të lirohen nga burgjet, ndërsa pjesës tjetër do t’u ulen për 30 për qind e dënimit./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button