LajmeMaqedoni

Osmani thirri Mbledhje të Përforcuar të Këshillit të Përhershëm në Vjenë

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është në vizitë pune në Vjenë, ku me kërkesë të tij do të mbahet Mbledhja e Përforcuar e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Në takim do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me sfidat e Organizatës, situatën aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe për çështje të tjera.

Në kuadër të vizitës së tij, Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, do të mbajë fjalim edhe në ngjarjen e veçantë kushtuar menaxhimit të rreziqeve nga katastrofat me temë “Solidariteti i Shkupit i pasqyruar përmes rajonit të OSBE-së: Mësimet nga e kaluara për t’u përballur me sfidat sotme të përbashkëta”, ndërsa do të vizitojë edhe ekspozitën “Asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare. Koleksioni i solidaritetit – Shkup”.

Show More

Related Articles

Back to top button