LajmeMaqedoni

MPB njofton: 171 sanksione për tejkalim shpejtësie

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 171 vozitës. Prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, shkruan Alsat.

Në të njëjtën kohë, 95 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 76 jashtë vendbanimeve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button