BotaLajme

Shpërthimi në Nagorno-Karabak, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të paktën 20 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti në Nagorno-Karabakh një ditë më pare, ndërsa më shumë se 290 të tjerë janë dërguar në spitale në gjendje kritike.

Shpërthimi përshkoi kryeqytetin rajonal të enklavës etnike të Armenisë, të quajtur Stepanakert nga armenët dhe Khankendi nga azerët.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili ndodhi teksa banorët ishin në radhë për të marrë karburant për makinat e tyre në mënyrë që të largoheshin nga zona.

Që nga pushtimi i Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani javën e kaluar, mijëra njerëz janë larguar nga zona pasi qeveria armene në Jerevan njoftoi planet për të zhvendosur të pastrehët nga luftimet.

Nagorno-Karabakh një rajon malor në Kaukazin e Jugut  njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë për tre dekada./BBC


Show More

Related Articles

Back to top button